Një samit online do të mbahet të mërkurën ku do të flitet për hapat e vendeve të Ballkanit Perëndimor për gjendjen ekonomike pas pandemisë së Covid-19.

Organizuar nga Këshilli Atlantik, liderët nga Shqipëria, Bosnia dhe Herzegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Serbia do të diskutojnë rreth veprimeve praktike për të zhvilluar bashkëpunimin ekonomik regjional.

Në njoftim bëhet e ditur se ndër folësit kryesorë do të jenë edhe Kryeministri Ii Kosovës Avdullah Hoti dhe Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq.

Samiti online do të mbahet të mërkurën, 29 korrik, nga ora 16:15 deri në 17:30.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *