Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se dialogu me Serbinë do të zgjas edhe për disa muaj, por nuk mund ta parashikoj se si do të përfundoj.
“Ky dialog është vetëm për marrëveshjen finale me njohje reciproke. Ky dialog është çështje muajsh, nuk kam iluzione për këtë. Nuk e di a do të përmbyllet me njohje reciproke”, ka thënë Hoti gjatë interpelancës së sotme në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka shtuar se do të donte që dialogu të mbyllej me njohje reciproke, por nëse kjo nuk do të ndodh, Hoti ka përmendur reciprocitetin.
“E di që do t’i vijë fundi për disa muaj dhe do të sjellim një marrëveshje për njohje reciproke në këtë kuvend, ose do të konstatojmë së bashku me partnerët se nuk mund të arrihet kjo marrëveshje. Ju garantoj se kthehemi te vendosja e reciprociteti të plotë në çdo aspekt me Serbinë”, ka thënë Hoti, transmeton Gazeta Express.