Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur sot në takim homologun e tij nga Shqipëria, Edi Rama.

Pas takimit, Hoti tha se qeveria e drejtuar nga ai është e përkushtuar të zhvillojë agjendën e saj të integrimeve euroatlantike.

“Ne jemi të vendosur ta vazhdojmë procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arrijmë një marrëveshje të përhershme paqeje e stabiliteti, e cila do të rezultojë me njohjen e ndërsjellë në mes dy vendeve”, tha kryeministri Hoti, transmeton Gazeta Express.

Ndërsa, kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, ofroi mbështetjen e plotë të qeverisë shqiptare për institucionet dhe popullin e Kosovës.

“Shqipëria i ka qëndruar dhe do t’i qëndrojë gjithmonë pranë Kosovës”, tha Rama, duke theksuar se edhe në të ardhmen Shqipëria do ta ndihmojë Kosovën në të gjitha proceset.

Në fund, kryeministri Hoti njoftoi se ka pranuar edhe ftesën nga kryeministri Rama për ta vizituar në Tiranë, këtë të premte, më 3 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *