Pas deklaratës së Kryeministrit në detyrë Albin Kurti, ku tha se në Kosovë ka politikanë dhe zyrtarë që duan tensione dhe gjakderdhje për të quar vendin drejt ndarjes, ka reaguar ish-ministri i LDK-së, Avdullah Hoti.
Hoti ka thënë se “populli i Kosovës e ka kaluar kohën e gjakderdhjes.”
“Të gjitha çështjet e pazgjidhura në politikën e brendshme dhe të jashtme, sado të vështira të jenë, do të zgjidhen me mjete politike, demokratike e kushtetuese.” ka shkruar Hoti në Facebook.
Ai e ka mbyllur postimin duke thënë se “për fat të keq ende mbijetojnë politikanë në Kosovës që në projektet e tyre të garës politike zë vend termi “gjakderdhje” në kuadër të përpjekjeve për arritje të qëllimeve të tyre politike.”