Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka dërguar letër urimi Presidentit të Shteteve të Bashkuara Joe Biden.
Biden u betua të mërkurën si presidenti i 46-të i SHBA-ve.
Në letrën e tij, Hoti shprehet “shumë i lumtur” për marrëdhëniet mes Kosovës dhe SHBA-ve dhe thekson se të gjitha partitë në vend janë të përkushtuara për forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
“Unë jam i përkushtuar të punoj me administratën tuaj për të forcuar Institucionet demokratike, integrimin Euro – Atlantik dhe për t’u bërë një bartës i stabilitetit”, shkruan Hoti.
Në përfundim të letrës, Hoti thotë se mirëpret bashkëpunimin me presidentin Biden.