Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kërkuar që partitë politike sa më shpejtë të dakordohen për çështjen e presidentit.
Pas shkuarjes së ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë, vendi është nën drejtimin e Vjosa Osmanit si ushtruese e detyrës së presidentit.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila udhëheq qeverinë, insiston në një marrëveshje midis spektrit politik.
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, u bëri thirrje partive politike që të dakordohen sa më shpejt për çështjen e presidentit të vendit, duke thënë se “muaji janar është vonë”.
“…por, ne nuk duhet të presim ditën e fundit. Duhet të kujdesemi që t’i kryejmë punët me kohë, në mënyrë që vendi të mos mbetet pa institucione. Unë besoj që edhe janari është vonë [për zgjidhjen e situatës]”, tha Hoti në një konferencë për media, trasmeton Gazeta Zëri.