Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti, ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit që nesër të jenë pjesë e seancës ku do të votohet ligji për buxhetin e vitit 2021.

“Nesër në Kuvendin e Kosovës shqyrtohet ligji i buxhetit për vitin 2021. Është e udhës që secili deputet të jetë në seancë dhe të mbështesë këtë ligj”, ka thënë Hoti përmes një postimi në Facebook.

Ndërkohë, siç transmeton Koha.net, projektbuxheti që pritet të shqyrtohet në seancën e jashtëzakonshme të hënën, është 2.4 miliardësh (200 milionë euro më i vogël se i vitit 2020).

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *