Zëvendëskryeministri i parë i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se “letrat e qëllimit apo interesit” për lidhjet infrastrukturore që duhet të ndërtojë Kosova deri në pikë-kalimin kufitar me Serbinë, të nënshkruara në Mynih, janë në interesin e Kosovës dhe janë mbështetur nga SHBA-ja.
“Si partner qeverisës, jemi të gatshëm të marrim përgjegjësitë që i takojnë qeverisë lidhur me procesin e dialogut” ka thënë ai për Radion Evropa e Lirë.
Përveç marrëveshjeve për hekurudha e autostrada, më 20 janar në Berlin, Prishtina dhe Beogradi, po nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, kanë nënshkruar marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë- Beograd.
Lexo më shumë këtu