Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka mbërritur në Tiranë për mbledhjen e përbashkët të qeverisë kosovare dhe asaj të Shqipërisë.
Hoti është pritur nga Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes ceremonisë së zhvilluar në Pallatin e Kongreseve.
“Takimet mes dy vendeve tona, janë një mundësi shumë e mirë qoftë për të bërë një bilanc për hapat e hedhura qoftë për ato që do bëjmë me tej. Hapat e hedhur nuk janë të vegjël mëgjithëse distanca deri në përmbushjen e tyre mbetet e madhe”, është shprehur Rama, transmeton Top Channel.
Ai gjithashtu tha se “marrëveshja që së shpejti do firmosim për procedurat doganore të mallrave na çon në një destinacion të paimagjinueshëm, shndërrimin e Durrësit në një port defacto edhe të Kosovës. do trajtohet si i Kosovës në momentin kur mallrat zbarkojnë aty”.
Më poshtë, lexoni marrëveshjet që do të nënshkruhen sot mes dy vendeve:
– Marrëveshje për Zbatimin e Lehtësirave të Ndërsjella në Procedurat Doganore të Kontrollit të Hyrje-Daljeve së Mallrave.
– Bashkëpunim në fushën e transportit hekurudhor
– Krijimi i fondit të përbashkët në mbështetje të Luginës së Preshevës
– Bashkëpunim dhe ndihmë të ndërsjelltë në raste fatkeqësish Natyrore dhe fatkeqësive të tjera
– Bashkëpunim të ndërsjellë në fushën e sigurisë
– Marrëveshje për shmangien e Tatimit të dyfishtë mbi të Ardhurat dhe mbi Kapitalin si dhe për Parandalimin e Evazionit Fiskal
– Marrëveshje bashkëpunimi mes MF dhe Ministrise së Ekonomisë dhe Punësimit
– Krijimi i Korridorit Digjital 5G
– Themelimi i Ligës së Përbashkët të Basketbollit
– Platformë e përbashkët digjitale të Arsimit parauniversitar
– Kalendar i Përbashkët Kulturor vjetor
– Marrëveshje për bashkëprodhim të Filmit
– Memorandum bashkëpunimi mes Ministrive të Kulturës
– Marrëveshje për përballimin e Covid 19