Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka thënë se në çdo takim që ka zhvilluar me përfaqësuesit e Serbisë, njohja reciproke e dy vendeve ka qenë tema e vetme.
Pak ditë para takimit me Presidentin serb Aleksandar Vuçiq në Uashington, Hoti tha se njohja reciproke do të mbetet tema e vetme që ai do të diskutoj.
“Kosova mbetet e përkushtuar për dialog, sepse është vend evropian, me orientim të qartë euro-atlantik.
Nisur nga kjo qartësi e plotë e procesit, unë nuk do të hezitoj të dialogojmë”, ka shkruar Hoti në Facebook.