Kryeministri Avdullah Hoti nuk e konsideron shkarkimin e Ministres së Financave, Hykmete Bajrami, pas skandalit të zhdukjes së 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.
I pyetur nga gazetarët gjatë një konference për media, Hoti ka përkrahur punën e ministres.
“Ministrja Bajrami është në krye të aktivitetit për t’u siguruar që organet e rendit janë duke bërë punën e vet, mashtruesit brenda institucioneve nuk kanë me pas vend kanë me dal në sipërfaqe së shpejti”, ka deklaruar Hoti, transmeton Gazeta Express.
Gjatë ditës së djeshme është arrestuar një person dhe dy të tjerë janë në kërkim pasi dyshohen se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke transferuar nga thesari shtetëror para në vlerë 2.077.995.90 milion euro.