Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se, për te, bisedat për shkëmbime territoresh janë jo relevante dhe të pavërteta.

Gjatë një diskutimi organizuar nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), Hoti tha se nuk i di prapaskenat e dialogut dhe se në te nuk do të flitet për shkëmbim të territoreve.

“Nuk i di prapaskenat e këtij procesi, atë qe kam kërkuar nga partnerët tanë ndërkombëtar në ditën e parë qe e kam marrë detyrën, nga telefonatat në Berlin, Parsi, Bruksel e Washington, kam kërkuar si kryeministër të di ku ka arritur procesi, përgjigja e tyre ka qenë e qartë , nuk ka arritur askund, dy palët do të uleni, si dy shtete të pavarura dhe do të negocioni për të arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse që duhet të dërgojë të njohja reciproke. Çka nënkupton kjo, nënkupton që të gjitha konspiracionet e ndryshme për harta e shkëmbime territoresh për mua janë jo relevante, nuk janë të vërteta, nuk e di a kanë ndodhë apo nuk kanë ndodh, por nuk merren parasysh dhe nuk janë pjesë e diskutimeve qe do të kem unë bashkë me ekipin tim në këtë proces” tha ai, transmeton Koha.net.

Më 27 qershor, kryeministri Hoti do të vizitojë Shtëpinë e Bardhë, për të marrë pjesë në takimin ndërmjet dy palëve, Kosovës dhe Serbisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *