Serbia nuk tregon gatishmëri për t’i dhënë Kosovës informacione rreth varrezave masive, ka thënë Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti.

“Merreni me mend çfarë lloj mizorish janë kryer që eshtrat e një personi, kur janë trasportuar kanë përfunduar në disa varreza. Është një problem për Kosovën dhe familjen e tyre. Kjo e vështirëson procesin e dialogut,” ka thënë Hoti gjatë një interviste për Ora News.

Gjatë kësaj interviste, Hoti ka folur për disa çështje, përfshirë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Ne shkojmë në Bruksel për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës dhe ky interes është që kjo marrëveshje të mbyllet sa më para me njohje reciproke,” ka thënë Hoti.

Duke folur për Presidentin serb Aleksandar Vuqiç, Hoti tha se ai “ka një natyrë provokuese”.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *