Kosova duhet t’i kërkojë Bashkimit Evropian që të ketë presion mbi Serbinë për çështjen e personave të zhdukur nga lufta e fundit, ka thënë Andin Hoti.

Djali i veprimtarit shqiptar Ukshin Hoti, tha se nuk është i kënaqur me institucionet e vendit në lidhje me këtë çështje.

”Fatkeqësisht nuk jam i kënaqur, nuk e di nëse nuk i kanë provat, apo gjëra të tilla. Fatkeqësisht Prokuroria në Kosovë, nuk po bën ndonjë hap drejt zbardhjes së fatit të të zhdukurve”, tha Hoti për Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se që nga 6 maji i 1999 asgjë nuk di për fatin e babait të tij, njofton Klan Kosova.

”Që nga ajo ditë ne nuk dimë asgjë për fatin e babit, përveç e dimë që guardianet që e kanë nxjerrë nga burgu babin janë gjallë dhe janë të privilegjuar nga pushteti serb sot”.

Hoti tha se Bashkimi Evropian duhet t’i bëjë presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të zhdukurve dhe këtë Kosova duhet ta këkroj nga BE-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *