Kryeministri Avdullah Hoti ka mbajtur mbledhjen e parë të qeverisë së re e cila u zgjodh dje në Kuvendin e Kosovës.

Në mbledhjen e sotme, Hoti ka falënderuar stafin mjekësor që  “treguan profesionalizëm të lartë me menaxhimin e pandemisë, policinë, bizneset private, ndërmarrjet publike”.

Ai tha se prioritet i qeverisë së tij do të jetë forcimi i shtetit ligjor.

“Do të punojmë bashkë me partitë e koalicionit si dhe me opozitën, do të punojmë për pandeminë, për rimëkëmbjen ekonomike, do t’i kthehemi punës dhe jo retorikës së përgjithshme por duke u ofruar punë qytetarëve. Prioritet është edhe forcimi i shtetit ligjor, fuqizimin e marrëdhënieve me aleatët tanë, dialogu, shëndetësia për të përballuar pandeminë” tha Hoti, transmeton Gazeta Zëri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *