Kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, ka uruar besimtarët katolikë për festën e Krishtlindjes.

Në mesazhin e tij, Hoti ka thënë se shpreson që festat e tjera të festohen në gjendje më të mirë.

 “Sivjet, për shkak të pandemisë, jemi të detyruar të festojmë ndryshe, e jo sipas traditës tonë shqiptare duke e përqafuar njëri-tjetrin. Lutem që festat e tjera t’i kremtojmë në rrethana më të mira. Megjithatë, ne e përgëzojmë njëri-tjetrin me zemër, me lutje Zotit për paqe dhe begati për familjet tona dhe për mbarë njerëzimin. Për shumë mot”, ka thënë, ndër të tjera, Hoti në një video-mesazh të postuar në Facebook.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *