Gazetari shqiptar Artan Hoxha ka paralajmëruar se do të ketë ngjarje kriminale të tjera, nëse nuk reagon shteti, pas vrasjeve të bëra ditëve të fundit që tronditën Shqipërinë.

“Jo me larg se sot në dreke, live në ABC për masakren e Fushe Krujes, bera apel per situate alarmante të krimit, pasi nese shteti nuk reagon do të kete ngjarje tjeter shume shpejt…
Por dreqin jo kaq shpejt, se as cunat e Brrylit nuk po arrijne dot te vendosin koeficentet e parashikimit të skedines…”, ka shkruar Hoxha, transmeton AbcNews.

Ky reagim i gazetari vjen pas vrasjes së fundit në Shqipëri që ndodhi të premten mbrëma ku u vra 27 vjeqari Klisman Preqi, derisa mbeti i plagosur 46 vjeqari Ylli Brahimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *