Kryetari në detyrë i PDK-së, Enver Hoxhaj, në konferencën e jashtëzakonshme të mbajtur pas miratimit të Qeverisë të nismës për ndryshim të Ligjit për Zgjedhjet, ka thënë se kjo është dramë e turpit.
Sipas tij, kjo po ndodh për shkak se është Kryeministri Albin Kurti ai i cili ka frikë nga pushteti, transmeton Klan Kosova.
“Kjo se çka po ndodh sonte në Kuvendin e Kosovës dhe me Qeqverinë e Kosovës, ku e gjithë vëmendja është e qytetarëve për shkak të Qeverisë Kurti. E ka vetëm një emër, e ka emrin një dramë e turpit e iniciuar nga Qeveria Kurti”, ka thënë Hoxhaj.