Një prej tre të mbijetuarve të koronavirusit janë diagnostikuar me çrregullime të trurit apo probleme tjera psikiatrike, ka treguar një hulumtim i kryer me pacientë kryesisht amerikanë.

“Ndonëse rreziqet individuale për shumicën e çrregullimeve janë të vogla, efekti në nivel të popullsisë mund të jetë substancial”, ka thënë Paul Harrison, profesor i psikiatrisë në Universitetin e Oksfordit, që ka bashkëudhëhequr studimin, transmeton REL.

Studimi i kryer me 230,000 pacientë ka traguar se një prej tre nga të mbijetuarit e koronavirusit janë diagnostikuar me çrregullime të trurit apo probleme tjera psikiatrike brenda gjashtë muajve që kanë tejkaluar koronavirusin.

Ekspertët shëndetësorë janë tejet të shqetësuar nga të dhënat për rreziqe në rritje nga çrregullimet mendore, në mesin e të mbijetuarve të COVID-19.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *