Pas takimit me Marko Gjuriqin, në Bruksel, Skender Hyseni nuk ka dhënë detaje se për çka është folur, por e ka quajtur diskutim konstruktiv.

Si koordinator shtetëror i Kosovës në dialogun me Serbinë, Hyseni tha se “nuk do të ketë marrëveshje separate për asnjë temë, përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse”.

“Nuk ka marrëveshje për kapitujt të veçantë përderisa nuk do të ketë marrëveshje gjithëpërfshirëse. Nëse flasim për një marrëveshje gjithëpërfshirëse ligjërisht të obligueshme atëherë ne flasim për element të caktuar të një marrëveshje. Elementet e caktuara nuk janë kapituj takstativ por janë kapituj të një marrëveshje të përgjithshme, ndërkaq çdo tjetër mbetet subjekt i një marrëveshje gjithëpërfshirëse”, ka thënë Hyseni pas takimit të sotëm në Bruksel, transmeton Koha.net.

Ky është takimi i parë që Hyseni, si koordinator shtetëror për dialogun, e zhvillon me drejtorin e Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq. Të dy gjatë ditës së entje janë pritur në Bruksel  nga përfaqësuesi i BE-së, Miroslav Lajcak.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *