Kosova duhet të kuptoj mesazhin e lëshuar nga presidenti amerikan Joe Biden i cili paralajmëroi fundin e një epoke të operacioneve të ushtrisë amerikane në ndërtimin e shteteve në botë, thotë analisti Ilir Ibrahimi.

Pas tërheqjes nga Afganistani, presidenti Biden paralajmëroi se ky është fundi i përfshirjes ushtarake të SHBA-ve në ndërtimin e shteteve tjera.

“Pajtohem që s’duhet bërë krahasimi kaq i drejtpërdrejtë më Afganistanin, por një mesazh duhet ta marrim edhe ne. Nëse thuhet se nuk do të ketë angazhime ushtarake për shtetndërtim atëherë këtë mesazh ne duhet ta marrim shumë seriozisht, jo që të frikësohemi se nesër do të tërhiqen trupat nga Kosova, por duhet të sigurohemi që partneritetin me SHBA-në, për të cilin s’kam dyshim që është cenuar sidomos në pesë vjetët e fundit nga politika kosovare, duhet gjetur mënyrën që ta ndërtojmë”, ka thënë Ibrahimi për Klan Kosova.

Ai tha se Kosova që nga demarkacioni me Malin e Zi e këndej u tregua si një planprishëse dhe jo një partnere serioze.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *