Një ilaç që u testua si shërues i mundshëm ndaj Covid-19, ka dështuar në eksperimentimin e parë.
Testi i parë kryer në Kinë ka rezultuar jo i suksesshëm. Siç trasmeton BBC, kjo u zbulua nga disa dokumente të publikuara pa dashje nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Nga 237 pacientë, disave u dha ky ilaç e të tjerëve një placebo. Pas një muaji, 13.9% e pacientëve që morën ilaçin ndërruan jetë, krahasuar me 12.8% e atyre që u trajtuan me placebo.
Testimi u ndërpre më herët për shkak të efekteve anësore.
Firma që krijoi ilaçin, Gilead Sciences, e ka vënë në dyshim informacionin dalë nga OBSH, duke thënë se është keqkarakterizuar studimi.