Qeveria e Indisë ka marrë vendim që të ndalohet në vend përdorimi i aplikacionit të njohur Tik Tok.

Duke i cilësuar si të rrezikshme, qeveria indiane e ka bërë të jashtëligjshme përdorimin e këtij aplikacioni dhe disa të tjerëve të krijuar në Kinë.

Në njoftimin e lëshuar, siç transmeton BBC, thuhet se këto aplikacione janë “të dëmshme për sovranitetin dhe integritetin e Indisë, mbrojtjen e Indisë, sigurinë e shtetit dhe rendin publik”.

Janë gjithsej 59 aplikacioni që shteti indian ka ndaluar të përdoren, përfshirë aplikacionin e njohur për mesazhe, WeChat.

Ky vendim i qeverisë indiane vjen në kohën kur India dhe Kina nuk kanë raporte të mira, derisa situata në regjionin kufitar Ladakh është tensionuar dhe dy vendet kanë dërguar trupa ushtarake në atë pjesë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *