Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë ditës së martë nuk do të ketë angazhime nëpër kompanitë e mëdha muzikore, si protestë ndaj vdekjes së George Floyd.

Vdekja e afrikano-amerikanit 46 vjeçar ndodhi javën e kaluar pasi një polic i bardhë i vendosi këmbën mbi qafë për disa minuta, derisa ai vdiq.

Polici në Minneapolis, Derek Chauvin, është larguar nga puna dhe dënuar me vrasje të shkallës së tretë, por protestat nëpër disa shtete në SHBA nuk kanë pushuar që nga ajo ditë.

Duke shprehur përkrahjen me protestuesit, tre kompani muzikore të mëdha kanë shpërndarë mesazhe në rrjetet sociale duke treguar se gjatë ditës së martë nuk do të punojnë dhe se do të lidhen me komunitetin e tyre.

Këto ditë, shumë këngëtarë kanë shpërndarë mesazhet e tyre në formë proteste ndaj vdekjes së Floyd.

Rihanna ka shprehur “zemërimin dhe dhimbjen e saj” derisa Beyonce ka filmuar veten përmes një postimi në Instagram duke kërkuar “drejtësi për George Floyd”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *