Pas rreth 6 orë qëndrim brenda objektit të Gjykatës Speciale në Hagë, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi u ka thënë gazetarëve se intervistimi do të vazhdoj nesër.

“Unë sot kam dëgjuar shkëmbimet e teknikaliteteve të ndryshme në mes të avokatit dhe prokurorëve, çështje sqaruese teknike, e në të njëjtën kohë edhe ato fillestare të interesimit të prokurorëve për UÇK-në kështu që do të vazhdon nesër”, ka thënë Thaçi, transmeton Koha.net.

Para se të hynte në objektin e Prokurorisë Speciale për intervistim, presidenti Thaçi deklaroi se është i bindur se nga kjo sfidë do të dalë i suksesshëm dhe aktakuzën për krime lufte, e cilësoi si “çmim për lirinë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *