Përmes një ceremonie të transmetuar në televizionin shtetëror, Kina dhe Irani kanë zyrtarizuar një marrëveshje bashkëpunimi 25 vjeçare.

Ministri i Jashtëm kinez Wang Yi tha për agjencitë iraniane të lajmeve se “Marrëdhëniet tona me Iranin nuk do të ndikohen nga situata aktuale, por do të jenë të përhershme dhe strategjike”.

Ndërsa, Këshilltari i presidentit Hassan Rouhani tha se marrëveshja është shembulli i “diplomacisë së suksesshme. Forca e një vendi qëndron në aftësinë e tij për t’u bashkuar në koalicione, për të mos mbetur i izoluar”, transmeton VOA.

Kina, një nga partnerët më të mëdhenj tregtarë të Iranit dhe një aleat i vjetër, ra dakord në vitin 2016 për të rritur tregtinë dypalëshe me më shumë se 10 herë në 600 miliardë dollarë gjatë një dekade.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *