Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka ofruar dorëheqjen pas rezultateve të dobëta të partisë së tij në zgjedhjet e së dielës.

“Së shpejti, Kuvendi i LDK-së do ta zgjedhë kryetarin e ri”, tha Mustafa në një konferencë për media në Prishtinë, transmeton REL.

“Vota e qytetarëve është ajo që respekohet dhe në shenjë të respektimit të kësaj vote dhe të hapjes së rrugëve të mëtejshme për riorganizim të LDK-së, unë sot e kam njoftuar kryesinë se do ta thërrras Kuvendin e LDK-së për zgjedhjen e kryetarit të ri të LDK-së, në një përiudhë shumë të shpejtë kohore”, tha Mustafa.

Ai shtoi se nuk ka asnjë vërejtje sa i përket organizimit të procesit zgjedhor, më 14 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *