Ka nisur procedura e administrimit të provave në rastin e ish-krytarit të Gjilanit Qemajl Mustafa.

Mustafa dhe 36 persona të tjerë akuzohen për korrupsion me tenderë.

Për shkak të numrit të madh të akuzuarve dhe mbrojtësve, seancat në këtë rast po mbahen në Ministrinë e Drejtësisë në Prishtinë, për shkak të hapësirës.

Seanca e 26 majit ka nisur me administrimin e provave pasi fillimisht të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm për akuzat që u vihen në barrë, transmeton Betimi për Drejtësi.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), në Komunën e Gjilanit janë bërë dallavere me 18 tenderë, për çka po akuzohet ish-kryetari i Komunës së Gjilanit, Qemajl Mustafa dhe 27 zyrtarë tjerë komunal.

PSRK pretendon se të akuzuarit kanë bërë kurdisjen e tenderëve, me qëllim që ato t’i fitojnë disa biznese të caktuara.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *