Ish-negociatori i Serbisë në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviç, ka reaguar pas zhvillimeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Mëngjesin e së hënës, qeveria e Kosovës dërgoi forca policore në këtë pikë kufitare për të mbikqyrur vendosjen e reciprocitetit për targat e veturave që futen nga Serbia.

Në një postim në Twitter, ish-negociatori serb ka thënë se “regjimi” i Presidentit Aleksandar Vuçiq është duke gënjyer.

“Një marrëveshje u arrit në vitin 2011 që qytetarët me targa të Kosovës, me stemën dhe flamurin e Kosovës, duhet të vënë targa të përkohshme nëse hyjnë në Serbi. Në vitin 2016, Vučić dhe Dačić pranuan se kjo ishte e vlefshme edhe për pesë vjet të tjera. Ka mbaruar tani. Regjimi po ju gënjen. Shpjegojuni serbëve në Kosovë se si i “mbroni” ata”, ka shkruar Stefanovic.

Presidenti serb Vuçiq ka parlajmëruar se të martën mund të merren masa ekonomike ndaj Kosovës pas veprimeve në pikën kufitare në Jarinjë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *