Italia ka vendosur të ndalojë hyrjen në vend të personave që vijnë nga Kosova, Mali i Zi dhe Serbia.
Përmes një njoftimi në Twitter, Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza ka njoftuar se hyrja në Itali e personave nga këto vende të Ballkanit është e ndaluar, derisa kjo vlen edhe për personat që kanë vizituar këto vende gjatë 14 ditëve të fundit.
“Duhet kujdes maksimal për të mbrojtur përparimin e bërë deri më tani,” ka shkruar Speranza në postimin e tij rreth masave të fundit kundër pandemisë të ndërmarra nga shteti italian.
