Gjatë ditës së dielë dhe të hënë në Itali vendoset nëse do të ulet numri i anëtarëve të parlamentit ose jo.

Votuesit do të vendosin nëse duan të ulin numrin e e anëtarëve të Dhomës së Deputetëve nga 630 në 400 dhe numrin e senatorëve nga 315 në 200.

“Unë votova pro. Sipas mendimit tim sot shumica do të votojë po, sepse ne jemi lodhur së ushqyeri këta mjeshtra. Është më mirë nëse ata qëndrojnë në shtëpi”, tha Gianni Giampietro nga Roma, transmeton Zëri i Amerikës.

Disa votues besojnë se referendumi nuk është i organizuar në një mënyrë kuptimplotë. Barbara nga Roma tha, “Unë votova ‘jo’, sepse për mendimin tim kjo nuk është një reformë e mirë-strukturuar. Edhe nëse do të doja të shihja një zvogëlim të numrit të parlamentarëve, kjo nuk është mënyra për ta bërë këtë, për mendimin im.”

I planifikuar fillimisht për në 29 mars, referendumi u shty për shkak të përhapjes së pandemisë dhe bllokimit pasues.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *