Udhëtim pa kufizime për të vaksinuarit me vaksinën kundër Covid-19. Kjo është marrëveshja ndërmjet Greqisë dhe Izraelit që synon të ringjall turizmin posa të rinisin fluturimet.

Kreyministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe ai grek Kyriakos Mitsotakis janë pajtuar që kjo marrëveshje të hyj në fuqi pasi të arrihet vaksinimi i një përqindje të konisderueshme të popullsisë në të dy vendet, transmeton REL.

Kabineti qeveritar në Izrael e zgjati ndalesën e fluturime deri më datën 20 shkurt.

Pas konferencës së përbashkët, Mitsotakis tha se marrëveshja “do t’u mundësojë turistëve izraelitë të kalojnë pushimet e tyre në Greqi pa asnjë kufizim”.

Izraeli ka vaksinuar më shumë se 3.5 milionë banorë nga nëntë milionë sa ka popullsia e tij. Më shumë se dy milionë kanë marrë dy doza të vaksinës. Ndërsa, Greqia ka rreth 11 milionë banorë, por ka vaksinuar më pak se 360.000.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *