Pas marrëveshjes së nënshkruar në Shtëpinë e Bardhë për normalizim ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë, është paralajmëruar se Izraeli do të njoh shtetin e Kosovës.
Siç transmeton Times of Israel, pas marrëveshjes së ditës së premte në Uashington, Serbia do të vendos ambasadën në Jerusalem, derisa Kosova do të njoh Izraelin.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thënë se Izraeli do të vendos marrëdhënie diplomatike me Kosovën, shkruan gazeta izraelite.