Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, pritet të dërgohet sot në Hagë.

Gjatë ditës, forcat e EULEX-it kanë bastisur shtëpinë e Krasniqit në Prishtinë derisa është raportuar që prezencë të EULEX-it ka patur edhe në oborrin e shtëpisë së tij në Drenas.

Avokati mbrojtës Valon Hasani ka thënë se Krasniqi mund të dërgohet sot në Hagë.

“Krejt çfarë mund të konfirmoj është që ka një bastisje… Aktakuza e cila është konfirmuar, tash duhet të transferohet zotëri Krasniqi në Hagë, besoj gjatë ditës së sotme”, ka deklaruar Hasani për KosovaPress.

Krasniqi i cili nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë është intervistuar në korrik të vitit të kaluar, ka qenë zëdhënës si dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *