Kryetari i Forumit për Marrëdhënie Etnike në Beograd, Dusan Janjiç, ka deklaruar se njohja e Kosovës nga Serbia “mund të arrihet për një vit”.  

Analisit serb tha se kur Presidenti serb Aleksandar Vuçiq iu referua kapitullit të katërt të bisedimeve për planin evropian, do të thotë se do të ndodh njohja e pavarësisë së Kosovës.

“Vuçiç, në thelb ka thënë po dhe kjo i përket kapitullit 4 të bisedimeve. Ai thotë se përmbajtja e dokumentit është sekrete, por në thelb, përfundimi i diskutimeve është njohja e pavarësisë së Kosovës”, ka thënë Janjiç në një intervistë për Euronews Albania.

“Arritja e marrëveshjes duhet të nënshkruhet nga përfaqësuesit e Republikës së Kosovës dhe të Serbisë, para se të bëhet njohja,” ka deklaruar ai.

Janjiç gjithashtu tha se njohja mund të ndodh brenda një viti.

“Është e vështirë, por mendoj, duke pasur parasysh realitetin, nëse njihet realiteti, unë nuk e pranoj që të ketë bllokime, por mund të arrihet për një vit. Duhet të hapen dyert e organizatave për anëtarësimin e Kosovës. Duhet anëtarësim në OKB. Vetëm kështu mund të vijë normalizimi i marrëdhënieve dhe Serbia të bëhet anëtare e BE-së në 10 vitet e ardshme”, theksoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *