Një peticion në mbrojtje të lumenjve dhe kundër ndërtimit të hidrocentraleve pritet t’i dorëzohet Qeverisë gjatë javës së ardhshme.

Nënshrkuar nga afro 27 mijë qytetarë, nisur nga tetë organizata të shoqërisë civile, ky peticion kërkon nga kinstitucionet të ndalin degradimin e ambientit nga minihidrocentralet, të cilat janë duke u kundërshtuar nga banorët në shumë qytete të Kosovës.

Diana Krasniqi nga Instituti Demokratik thotë se javën e ardhshme fillimisht do të takohen me ministrin e ri të Ambientit, Lumir Abdixhiku, transmeton Koha.net.

Ndërkohë, zëvendësministri i Mjedisit, Avni Zogiani, ka thënë se peticioni do të trajtohet me prioritet në momentin që do t’i dorëzohet Ministrisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *