Takimi i radhës ndërmjet shefave të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë mund të mbahet gjatë javës së ardhshme.

“Mund të konfirmoj se ekziston ideja që javën e ardhshme të zhvillohet takimi në nivelin e kryenegociatorëve në Bruksel”, ka thënë Peter Stano, zëdhënës në BE për politikë të Jashtme dhe Siguri.

Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi nuk ka dhënë detaje se çfarë mund të flitet në këtë takim.

Kanë kaluar gati tre muaj prej kur nuk ka pasur takime në nivelin e lartë ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ndërkaq, në nivel të shefave të delegacioneve për dialog takimi i fundit ishte zhvilluar më 29 tetor në Bruksel kur palët kishin diskutuar për pretendimet financiare dhe pronësore mes tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *