Ministria e Infrastrukturës ka vendosur që nga java e ardhshme të lejoj rifillimin e punës për autoshkollat dhe t’u mundësoj gjithë kandidatëve mbajtjen e testit teorik dhe praktik për patentë shofer.
Përmes një njoftimi, ministria ka dhënë edhe detajet rreth masave që duhen zbatuar për gjithë ata që do të angazhohen në mbajtjen e orëve praktike dhe testeve teorike.
Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar kandidatët dhe autoshkollat për rifillimin e punës së NJPSH-ve me kandidatë duke nisur nga e hëna e 20 korrikut.
