Jeffrey Hovenier është konfirmuar si Ambasador i Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, e emëroi në korrik diplomatin Hovenier për postin e ambasadorit të Kosovës.
Hovenier është një diplomat karriere në Departamentin e Shtetit, i cili së fundmi ka shërbyer si zëvendës ambasador i Shteteve të Bashkuata në Ankara të Turqisë, transmeton IndeksOnline.
Ai ka shërbyer gjithashtu në misionet e Shteteve të Bashkuara, në Kroaci, Greqi, Panama, Paraguai dhe Peru, në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE).
Hovenier ka përvojë në Kosovë, pasi ka shërbyer në ekipin e të Dërguarit të Posaçëm të OKB për statusin politik, Martti Ahtisaari.