Aktori Joaquin Phoenix u ka bërë thirrje kolegëve të tij të mundohen ta çrrënjosin racizmin në industrinë e filmit.
Gjatë pranimit të çmimit për aktorin më të mirë, ylli i filmit ‘Joker’ ishte i vetmi që më gjatë foli për racizmin gjatë ndarjes së çmimeve të dielën.
Phoenix tha se kjo industri po u dërgon “mesazh të qartë njerëzve me ngjyrë se nuk janë të mirëseardhur këtu.”
“Mendoj se ky është mesazhi që po u dërgojmë njerëzve që kanë kontribuar aq shumë për mediumin dhe industrinë tonë, dhe në forma të tjera nga të cilat ne përfitojmë.”
Ndër të tjera, Phoenix tha: “Duhet të bëmjë punë të rëndë që vërtetë ta kuptojmë racizmin sistematik. Mendoj se është obligim i njerëzve që kanë krijuar, vazhduar, dhe që përfitojnë nga sistemi i shtypjes, të jenë ata të cilët ta shkatërrojnë atë.”
“Pra, kjo na takon neve.” ka thënë aktori.