Joe Biden ka pranuar nominimin e demokratëve si kandidat për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara që zhvillohen më 3 nëntor.

Në fjalimin e tij, Biden tha se Presidenti Donald Trump e ka “mbuluar Amerikën në errësirë për një kohë të gjatë”.

Biden, 77 vjeçar, vazhdon të jetë më përpara në sondazhet e opinionit se sa kundërshtari i tij Trump, 74 vjeçar.

Në fjalimin e tij, mbajtur në Wilmington, Delaëare, Biden tha: “Ju jap fjalën se, nëse më besoni presidencën, do të nxjerr më të mirën tonë, jo më të keqen.

“Do të jem një aleat i drtiës, jo i errësirës.

“Është koha për ne, për ne popullin, të bëhemi bashkë. Dhe të mos bëjmë gabime, së bashku mund dhe do të kalojmë këtë periudhë të errësirës në Amerikë.

“Do të zgjedhim shpresën mbi frikën, faktet mbi trillimimet, të drejtën mbi privilegjin.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *