Gazetari dhe autori britanik, Tim Judah, ka ndarë reagimet e tij të para pas lajmit se në Dhomat e Specializuara në Hagë është dorëzuar aktakuza për krime lufte ndaj Presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeparlametarit Kadri Veseli.

“Kjo ndryshon gjithçka … ‘krime kundër njerëzimit, krime lufte, përfshirë vrasje, zhdukje me forcë të personave, persekutim, dhe torturë’”, ka shkruar Judah në Twitter, duke shpërndarë lajmin për aktakuzat.

Ai më pas ka vazhduar të postoj edhe deklaratën e plotë të lëshuar nga Zyra e Prokurorit Special, derisa në një nga postimet ka thënë se ky zhvillim është “një tërmet politik”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *