Agjencia Kundër Korrupsionit ka njoftuar se ka filluar procesi i deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë.

Drejtori i Agjencisë kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, ka shprehur zotimin se gjatë procesit të deklarimit të pasurisë Agjencia kundër Korrupsionit, do të jetë në shërbim të të gjitha subjekteve deklaruese për të ofruar të gjitha informatat e nevojshme për zyrtarët publik në mënyrë që procesi i deklarimit të pasurisë të përfundoj me sukses, gjithnjë duke respektuar obligimet e përcaktuara me ligj, transmeton Gazeta Express.

“Deklarimit të rregullt vjetor i pasurisë janë të obliguar t’i nënshtrohen të gjithë zyrtarët e lartë publikë, me përjashtim të atyre që kanë deklaruar pasurinë me rastin e marrjes së detyrës pas datës 1 janar të këtij viti. Në njoftimin dërguar në Institucionet publike, Agjencia Kundër Korrupsion ka rikujtuar gjithashtu se mos- deklarimi i rregullt i pasurisë nga zyrtarët publik dhe mosrespektimi i ligjit nr. 04/L-050, si dhe ligjit nr. 04/L-228 për deklarimin e pasurisë nga ana e zyrtarëve të lartë publik, Agjencia kundër Korrupsionit do paraqesë kallëzim penal në pajtim me Kodin Penal”, thuhet në komunikatën e agjencisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *