Në Gjykatën Themelore të Prishtinës ka nisur seanca fillestare në rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Janë gjashtë pesrona që akuzohen në këtë rast gjyqësor.

Sipas aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Kosovës, të akuzuarit dyshohen për veprat penale: pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal, keqpërdorim i pozitës zyrtare, ndihmë në kryerjen e veprës penale vrasje e rëndë, posedim i paautorizuar i armës, zbulim i sekretit zyrtar dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare duke manipuluar me provat, transmeton Koha.net.  

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *