Kreu i Grupit punues të delegacionit të Kosovës për Personat e Zhdukur, Ibrahim Makolli, mendon se ka vende të tjera në Serbi me varreza masive të mundshme.

“Shpresoj se xhirimet nga ajri do të ndihmojnë në lokalizimin e atyre vendeve dhe se do t’i shqyrtojmë në të ardhmen së bashku me përfaqësuesit e Serbisë,” tha Makolli gjatë një vizite të vendit ku po bëhen gërmime të mbetjeve mortore në varrezën masive në Kizhevak, afër Rashkës në Serbi.

“Kjo është një çështje humanitare dhe ne do ta trajtojmë në atë mënyrë, por ata që i kanë kryer këto krime duhet të marrin dënimet e merituara,” u shpreh Makolli, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Përveç Makollit, në këtë vend ishin prezent edhe shefi i delegacionit të Beogradit, Velko Odalloviq, dhe kryetari i Grupit të Punës, Fabian Bourdieu.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *