Kancelarja gjermane Angela Merkel është futur në karantinë për shkak të koronavirusit.
Kjo ka ndodhur pasi një mjek që e kishte vizituar ka testuar pozitiv si i infektuar me virusin.
Siç transmeton Radio Evropa e Lirë, zëdhënësi i saj, Steffen Seibert, tha se Merkel do t’i nënshtrohej “testeve të rregullta” në ditët në vijim dhe se për momentin do të vazhdojë me punën e saj nga shtëpia.
Ai shtoi se kancelarja gjermane, e cila është 65 vjeç, u informua për rastin e mjekut, menjëherë pasi mbajti një konferencë shtypi të dielën, ku njoftoi për masa të reja të shtetit gjerman si përpjekje për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.