Zgjidhje për çështjen e personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë nuk mund të ketë pa patur vullnet politik.
Kështu ka thënë Natasha Kandiq nga Fondi për të Drejtën Humanitare, e cila ka theksuar rëndësinë e angazhimit të Prishtinës dhe Brogradit zyrtar.
“Vazhdimisht flitet për numra dhe për çështje humanitare, por kurrsesi nuk po shohim vullnet politik, në kuptimin e informacioneve për zbulimin e varrezave masive të reja”, ka thënë Kandiq në një konferencë të mbajtur të enjten.
Ajo ka theksuar që dokumentacioni i personave të zhdukur ndryshon nga dokumentacioni i personave të vrarë, sepse burimet kryesore të informacionit, kur bëhet fjalë për personat e pagjetur, janë bisedat me familjet e tyre, transmeton REL.
Lexo më shumë këtu