Kosova nuk duhet të padis Serbinë për gjenocid në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ka thënë aktivistja serbe për të drejtat e njeriut Natasha Kandiq.
“S’ka asnjë shans që Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë të marrë vendim që Serbia është përgjegjëse për gjenocid në Kosovë”, ka thënë ajo gjatë një interviste për gazetën Express.
Kandiq është shprehur këmbëngulse në mendimin e saj që qeveria e Kosovës të mos përgatit një padi të tillë, pasi kjo vetëm do të sjell shpenzim të parave dhe asgjë tjetër.
“Nëse kryeministri [Albin Kurti] angazhon ekspertë ndërkombëtarë për të vërtetuar se Ushtria Jugosllave dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kryen gjenocid në Kosovë pas vendimeve të Tribunalit Ndërkombëtar për Krimet në Jugosllavi, do t’i kushtojë shumë Kosovës, shteti serish do të premtojë drejtësi për viktimat, drejtësi speciale, ndëshkim për Serbinë si shtet, dhe Gjykata Ndërkombëtare nuk do të shpallë një vendim të tillë”, ka thënë Kandiq.
Ajo ka rekomanduar se qeveria kosovare duhet t’i drejtohet Bashkimit Evropian dhe Kombeve të Bashkuara për të raportuar se si Serbia nuk po i ndëshkon përgjegjësit brenda Ushtrisë Jugosllave dhe oficerët e Ministrisë së Punëve të Brendshme për vrasjen e mijëra shqiptarëve.
Lexo intervistën e plotë këtu