Nga fillimi i vitit 2020 e deri më tani janë riatdhesuar 808 shtetas shqiptarë.

Është e pamundur që t’u plotësohet kërkesa azilkërkuesve shqiptarë në Bashkimin Evropian.

Gjatë ditës së martë, siç raporton Gazeta Shqip, nga Patrulla e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me Frontex-in dhe Zyrën Franceze për Emigracionin (O.F.I.I.), me anë të një fluturimi me charter, të nisur nga Lille, Francë, u riatdhesuan 40 shtetas shqiptarë, nga të cilët: 34 nga Franca dhe 6 nga Belgjika.

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit apelojnë edhe një herë për të gjithë ata shtetas që udhëtojnë në hapësirën Schengen që të mos bëjnë asnjë përpjekje për të aplikuar për azil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *