Në Paraguaj është kapur një sasi rekorde prej 2.3 ton drogë e llojit kokainë të fshehur në një anije transportuese qymyri e destinuar për në Izrael.
Policia ka njoftuar se kjo është sasia më e madhe e drogës kapur ndonjëherë në këtë vend të Amerikës Latine. Vlera e drogës së kapur është llogaritur të jetë rreth 500 milionë dollarë.
Deri më tani janë arrestuar dy persona, njëri nga ta kishte qenë dikur drejtoj i kanalit televiziv shtetëror.
Sasia rekorde e kokainës u zbulua në një konteiner në Terport, një port privat në qytetin Villeta afer kryeqyteti Asuncion.